Pas rindërtimit, sheshi i Pejës do të bllokohet për qarkullim të automjeteve

PejëPostuar: 10:51 / 21.01.2019

Kështu, shoferët e automjeteve, për t’ia shkurtuar rrugën vetes, kalojnë lirshëm nëpërmjet sheshit, nisur që nga lartë te “Ura e zallit”, për të dalë në anën tjetër të sheshit, deri të rruga që shkon për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe anasjelltas, shkruan Koha Ditore.

Gjithashtu, sheshi është shndërruar edhe në parking, dhe nëpër të pa asnjë problem qarkullojnë baras me automjetet edhe banorët që banojnë në atë zonë. Edhe bizneset e shfrytëzojnë lirshëm hyrjen në shesh me automjete për të furnizuar lokalet e tyre.

Ky qarkullim i pandërprerë i automjeteve ka ndikuar edhe në dëmtimin e pllakave të mermerta që ishin shtruar në vitin 2011.