Po mbahen dëgjimet buxhetore në Komunën e Pejës
Këto dëgjime janë organizuar nga Kryetari i Komunës së Pejës në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, si dhe Zyrën për Informim Publik.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj dhe Drejtori për Bujqësi në Komunën e Pejës, Tahir Shala.
Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoi s'e jemi në proces buxhetor për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, pra Peja ka me i pas diku rreth 37 milionë euro buxhet, prej të cilave kategoria e pagave dhe mëditjeve tërheq masën më të madhe të buxhetit 17 milionë e 700 mijë, ndërsa pjesa e dytë pjesa e investimeve kapitale pritet, që të jetë diku rreth 12,5 milionë, mallra dhe shërbime do të jenë rreth 5.1 milionë, ndërsa pjesa e subvencioneve, pra këtë vit i kemi pas 800 mijë, ndërsa në bazë të kërkesës sonë fillestare për vitin e ardhshëm t'i kemi 1 milion e 30 mijë, ndërsa pjesa e fundit është pjesa e shpenzimeve komunale, që planifikohet, rreth 1 milion.
Takimet për dëgjimet buxhetore janë duke vazhduar në të gjitha Bashkësitë Lokale dhe janë duke u evidentuar të gjitha kërkesat e qytetarëve.
Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë nga ora 17:30, në shkollën fillore në Baran me banorët e fshatrave të Lugut të Baranit.