Po vazhdon zbatimi i projektit për rehabilitimin e rrjetit të kanalizimit në Pejë
PejëPostuar: 17:11 / 26.01.2024
Punimet janë fokusuar në rrugën 'Adem Jashari' - (njërin segment rrugor qarkullues) ku edhe shtrihet rrjeti i kanalizimit, ndërsa që në bashkëpunim me organet kompetente është organizuar trafiku alternativ i përkohshëm, për lëvizje.
Projekti i rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit në Pejë, është projekt i fituar nga Banka Gjermane KfW për KRU 'Hidrodrini'.
Implementimi zbatohet në disa faza, ndërsa që dinamikat e punimeve po shkojnë sipas planit.