Shënohet 14 Nëntori - Dita Botërore e Diabetit në Pejë
Aktiviteti është organizuar në qendër të qytetit të Pejës me mbështetjen e Komunës së Pejës, si dhe organizatës AQH (Accessible Quality Healthcare Project).
I pranishëm në aktivitetet e organizuara nga ASDP ka qenë Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë.
Shoqata e të Sëmurëve nga Diabeti në Pejë me Kryetar, Idriz Ethemi kanë organizuar disa aktivitete në qendër të qytetit të Pejës, ku një ndër aktivitetet e kësaj dite është matja e glicemisë te qytetarët për të kuptuar vlerat e glukozës në gjak, promovimi i aktivitetit fizik në kuadër të masave parandaluese të diabetit, ecja e fëmijëve dhe bashkëngjitja e qytetarëve, si dhe ndarja e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim të vendosë diabetin në qendër të vëmendjes publike dhe politike për të përmirësuar qasjen në kujdesin ndaj diabetit dhe për të nxjerrë në pah nevojën për më shumë veprime për të parandaluar diabetin dhe komplikimet e tij.