Shënohet 20 Nëntori - Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve në Pejë
Të pranishëm në takim kanë qenë Asambleja Komunale e Fëmijëve të Pejës, Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj - Bajraktaraj, Drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës, Naser Gega, Drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka.
Kryetari i Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Pejë, Jon Bytyqi i përshëndeti të pranishmit dhe Ju uroj 20 Nëntorin - Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj - Bajraktaraj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e sot është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila është një ditë e veçantë për ne, ku në kuadër të kësaj dite e kemi paraparë këtë aktivitet, pra ngritjen e bashkëpunimit në mes të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës dhe Kuvendit Komunal të Fëmijëve, pra siç jeni të njoftuar ekipi për të drejtat e fëmijës është një trup komunale e themeluar sipas Ligjit Nr.06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili punon dhe angazhohet për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, përmirësimin e mirëqenies sociale, mbrojtjen nga dhuna etj. Komuna e Pejës është lidere në këtë drejtim, e cila është komuna e parë, e cila e ka themeluar ekipin në fjalë dhe ka hartuar Planin e Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës (2024-2026).
Për pjesën tjetër të Planit të Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës (2024-2026) ka folur përfaqësuesi nga Syri i Vizionit, Naser Lajqi, i cili Ju uroj Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve dhe theksoi s'e është kënaqësi, që ne vazhdimisht të angazhohemi dhe të krijojmë kushte dhe mundësi më të mira, që Ju t'i gëzoni të drejtat e juaja. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë të dhunës apo abuzimi ndaj tyre, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën. Ne duhet të bashkëpunojmë sepse askush nuk mund t'ju përfaqësoj më mirë sesa Ju veten, prandaj e kemi hartuar planin bashkë me Ju dhe do ta realizojmë së bashku me Ju.
Gjatë takimit është shpërndarë Plani i Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës (2024-2026).
Publikimi i Planit të Punës së Ekipit për të Drejtat e Fëmijës është financuar nga Qeveria Suedeze me mbështetje të Save the Children, ndërsa përgjegjësia për përmbajtjen qëndron te Syri i Vizionit.