Shënohet Dita e Tolerancës Ndërfetare në Pejë si aktivitet tradicional

PejëPostuar: 14:56 / 21.09.2023

Në këtë takim kanë biseduar për frymën e bashkëpunimit te mirë qe e kanë bashkësitë fetare ne Komunën e Pejës dhe me gjerë, kjo si rezultat i vazhdueshëm i përkushtimit edhe institucional nga Komuna e Pejës.

Aktivitetet kanë vazhduar ne qendër të qytetit me maratonën e  paqes nga vajzat e sportit shkollor te Pejës, për t’a përmbyllur me fluturimin e pëllumbave të bardhë si simbol i paqes të shoqëruar me tingujt e muzikës nga Kori i fëmijëve nga Shkolla e Muzikës “Halit Kasapolli” ne Pejë.

Ky është edicioni i gjashtë tradicional qe është organizuar nga Komuna e Pejës ne bashkë organizim me OSBE, me moton “Rinia e Pejës ne fokus te Tolerancës Ndërfetare”.