Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve në Pejë

PejëPostuar: 15:30 / 02.10.2023

Të pranishmit i kanë përshëndetur Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj - Bajraktaraj.

Kjo ditë është shënuar me disa aktivitete nga fëmijët e mrekullueshëm të I.P "Pëllumbat e Paqes", të cilët realizuan një shfaqje me këngë, valle dhe recitime për të gjithë pensionistët e pranishëm në Qendrën e Solidaritetit, po ashtu janë shpërndarë edhe kartolina me mesazhe kujdesi e dashurie.