Vazhdon pastrimi, debllokimi dhe kontrolli i rrjetit të kanalizimit dhe pusetave në Pejë

PejëPostuar: 11:28 / 30.06.2023

Njoftimi i plotë nga KRU “Hidrodrini”:

KRU 'Hidrodrini'-Pejë
Njësia Operative-Pejë

Vërshimet / VAZHDON pastrimi, debllokimi dhe kontrolli i rrjetit të kanalizimit dhe pusetave në Pejë

Ekipet, të mbështetura edhe nga Njësia Operative e Klinës

Ekipet nga Sektori i kanalizimit - Njësia Operative e Pejës, të mbështetur edhe me ekipe nga Njësia Operative e Klinës kanë ndërmarrë aksion tërë ditor të pastrimit të pusetave nëpër Bashkësi Territoriale të Pejës.

Pastrim i pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në debllokime po realizohet në rrugët ‘Lekë Dukagjini’, ‘Mehmet Akif Peja’, ‘Musa Tahiri’, ’12 Qershori’ ‘Ramë Feka’, ‘Lidhja e Pejës’, Papa Klimenti’, ‘Gjin Gazuli’ dhe ‘Ymer Basha’, ku kjo e fundit, tek rrethi ‘Delta’ që ka paraqitur problem më serioz disa ditor pritet të përfundojë sot sa i përket pastrimit të rrjetit të kanalizimit dhe pusetave.

Për të evituar problemet, ekipet e përbashkëta nga Peja dhe Klina, kanë vënë në funksion edhe makinerinë e rëndë.

Me këtë rast, APELOHEN qytetarët që të kenë kujdes në shfrytëzimin e sistemit te rrjetit të kanalizimit vetëm për nevojat e dedikuara!

Me respekt;
Zyra për Media e KRU 'Hidrodrini'-Pejë