Dua Lipa merr dy çmime në BritAwards, Rita Ora shkëlqen me performancë (Video)
Dua Lipa ka qenë ylli i natës së sotme në ceremoninë BritAwards 2018 duke pasur më së shumti nominime, por edhe duke marrë më së shumti çmime nga artistët e pranishem në këtë ceremoni.
Ceremonia e cila tërheqë vëmendjen e të gjithëve në Britani, BritAwards 2018 është mbajtur sonte. Kurse në vëmendje e të gjithëve ishte këngëtarja Dua Lipa e cila fitoi dy çmime në këtë garë prestigjiozë. Ajo me të filluar ceremonia fitoi çmimin si artistja më e mirë.
“Falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar, miqtë, ekipin dhe familjen time. Gjithashtu edhe çdo grua që ka qenë në këtë skenë para meje dhe që u kanë dhënë vajzave sikur unë, vajza në shoqëri mundësinë për të ëndërruar kaq shumë. Kjo është që më shumë gra të jenë në këtë skenë, të fitojnë çmime dhe të sundojnë në botë”, u shpreh ajo gjatë pranimit të çmimit të parë për këtë natë. Kurse disa minuta më vonë performoi edhe këngën “NewRules”.
Nuk kaluan shumë minuta dhe në skenë dolën për herë të parë për të ndarë një çmim së bashku, MillieBobbyBrown dhe KylieMinogue. Ato çmimin si artistja më e mirë depërtuese për muzikë në Britani ia dhuruan Dua Lipës.
Artistja nga Prishtina,Dua Lipa gjatë pranimit të çmimit të dytë për këtë natë, si artistja depërtuese në Britani “BritishBreakthroughAct”, mori në skenë Rinën dhe Gjinin për të përjetuar më afër magjinë të cilën e përjetoi ajo vet sonte.
“Ju keni bërë gjithë ëndërrta e mia realitet. Vëllai im dhe motra ime me siguri mendojnë që jam e çmendur që i solla në skenë me mua. Arsyeja që e kam bërë këtë është se më parë ju thashë që të besoni në magji dhe ky është momenti kur kam qenë më së afërmi me magjinë. Prandaj dëshiroj që edhe ata të marrin emocionet nga dora e parë. Ju dua, faleminderit shumë”, u shpreh ajo.
Dua Lipa këtë vit është nominuar në pesë kategori duke u bërë kështu këngëtarja më e nominuar këtë vit por edhe solistja e parë grua më e nominuar në historinë e kësaj garë.
Gjatë kësaj nate performoi edhe Rita Ora e cila fillimisht solli këngën “Anywhere” për të vazhduar më bashkëpunimin e fundit të cilin e pati me LiamPayne me këngën “YourSong”. Kurse perfomanca e saj erdhi shumë bukur e ndërthurur në skenë.
E veçantë e kësaj nate ishte edhe perfomanca e LiamGallagher, në emër të viktimave të rënë gjatë sulmit në Manchester me një version më të ngadalshëm të këngës LiveForever. Për të nderuar viktimat ishte paraparë që të këndonte Ariana Grande e cila nuk arriti që të jetë pjesë e ceremonisë për shkak të problemeve shëndetësore.
BritAwards gjatë ceremonisë përvetësoi edhe simbolin e trëndafilit të bardhë për të përkrahur kampanjën ‘Time’sUp’. Yjet e industrisë muzikorë të cilët morën pjesë në BritAwards 2018 janë duke mbajtur trëndafila të bardhë gjatë parakalimit në tepihun e kuq, shenjë kjo përkrahëse ndaj kampanjës “Time’sUp”, kundër abuzimit seksual, shkruan KultPlus.
Organizatorët e kësaj ngjarje patën njoftuar më herët se të gjithë të ftuarve do ju dhurohet nga një trëndafil i bardhë mirëpo do të mbetet zgjedhje e tyre nëse duan që ta mbajnë atë apo jo.
Një gjë të tillë e kanë bërë edhe këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora të cilat kanë mbajtur në duar nga një trëndafil gjatë parakalimit.