“Shi bie në Tiranë”, nga Eni Koçi e Genc Prelvukaj
Postuar: 14:20 / 15.12.2017
Eni Koçi e Genc Prelvukaj kanë publikuar këngën e tyre më të re “Shi bie në Tiranë”.
Kjo vjen me videoklip që është punuar nga Black Fish Entertainment.
Në fund të videoklipit bëhet e ditur se, “ky version i këngës është përpunim i këngës origjinale i ‘Shi bie në Tiranë’ e interpretuar, shkruar dhe kompozuar nga Fitnete Tuda”, të cilën këngëtarët e falënderojnë për dhënien e lejes së përpunimit.