Shkencëtari nga Kosova publikon me Harvard-in në revistën ndërkombëtare

Postuar: 13:02 / 03.05.2025

Një arritje e rëndësishme shkencore është shënuar nga autori nga Kosova, Prof.asoc. Kujtim Thaçi, specialist i biokimisë klinike, i cili ka publikuar punimin e tij si autor i parë në bashkëpunim me prestigjiozen Harvard Medical School. Punimi është botuar në revistën shkencore ndërkombëtare Glycoscience & Therapy, të botuar nga Chinese Academy of Sciences, një ndër institucionet më të njohura kërkimore në botë.

Punimi hedh dritë për herë të parë mbi rolin kritik të glikozilimit tëimmunglobulinës IgG në zhvillimin e qasjeve të reja diagnostike dheterapeutike për zbulimin e hershëm dhe menaxhimin pre dhe postnatal tëHemokromatozës neonatale, një sëmundje e rrallë, por serioze tek tësapolindurit.

Ky kontribut shkencor, me një qasje inovative dhepërmbajtje të thellë akademike, ka tërhequr vëmendjen e komunitetitshkencor ndërkombëtar, duke u përzgjedhur për botim nga një revistë mestandarde të larta të vlerësimit shkencor.

Autori rekomandon qëky punim të lexohet gjerësisht nga profesionistët shëndetësorë dhestudiuesit, në veçanti nga imunologët, pediatrit dhe reumatologët, sinjë burim i rëndësishëm për avancimin e dijeve dhe praktikës klinike nëkëto fusha.

Linku i punimit të plotë: https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S3050608525000023