Tetovari fiton shpërblim ndërkombëtar për dizajn posteri në New York

Postuar: 12:27 / 15.05.2018

Shqiptarët vazhdojnë të korrin suksese në sfera të ndryshme të jetës, artit e shkencës. Një e tillë vjen nga aspekti i dizajnit të posterëve

Ngadhnjim Mehmeti nga Tetova është fitues i Çmimit të Argjendtë në “Poster Annual 2019” me posterin e shfaqjes “Gratë” të Teatrit Shqiptar, në garën ndërkombëtare të Graphis – një nga botimet më prestigjioze për dizajn grafik në botë me qendër në New York.

Drama në fjalë është shfaqur edhe para publikut të qytetit të Tetovës.

Me këtë rast, Ngadhnjimi shprehet se nuk duhet patjetër të punohet për shpërblime, por kur këto të fundit vijnë, atëherë janë të mirëseardhur.