Çertifikohen 15 gra nga Komuna e Podujevës në Programin "Bërës Ëmbëlsirash"
PodujevëPostuar: 10:21 / 28.12.2023
Pas përfundimit të trajnimeve që kanë mbajtur kandidatet nga Komuna e Podujevës, në modulin “Bërës Ëmbëlsirash” kanë marrë certifikatë nga IADK 15 prej tyre. Qëllimi i trajnimeve ishte fuqizimi i grave dhe ngritja e kapaciteteve profesionale, ku mundëson hapjen e bizneseve të tyre profesionale në të ardhmen.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certfikatave ka marrë pjesë edhe drejtoresha e Bujqësisë Lirie Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë nga kjo drejtori.
Në kuadër të këtij memorandum bashkëpunimi, një kandidates do t’i mundësohet edhe hapja e një biznesi individual, ku do të mbështetet me pajisje profesionale për hapjen e një pastiqerie.