Filloi ndërtimi i Qendrës Rezidenciale për të moshuar në Podujevë
Lidhur me këtë projekt, kryetari Bulliqi ka shkruar:
“Me ceremoni solemne kemi vendosur gurthemelin për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në Podujevë bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, komandantin e ZOLL-it Rrustem Mustafa, kryetarin e FFK-së Agim Ademi, deputetët e Kuvendit, Vendenis Lahu dhe Floretë Zejnullahu, drejtorë dhe asamblistë komunal, si dhe veprimtarë e familje të dëshmorëve.
Qendra Rezidenciale do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës "Jetimat e Ballkanit" (2 milionë euro).
Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore për ofrimin e shujtave ditore për 200 persona, bujtinën për nxënës, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.
E gëzofshin qytetarët këtë projekt, veçanërisht të moshuarit e komunës sonë që do t'i shfrytëzojnë këto hapësira!”