Filloi zbatimi i pilot projektit të Strategjisë për riciklimin e mbeturinave në shkollat e Komunës së Podujevës
Kjo nismë vjen në kuadër të bashkëpunimit me GIZ-in gjerman, përmes konsulentit i cili ofron praktika evropiane për menaxhimin e mbetjeve të ndryshme të mbeturinave.
Ligjëratat u mbajtën me mësimdhënësit për ndarjen e letrës, plastikës, metalit dhe për format e përpunimit të saj më tej, që këto njohuri ata pastaj t’i transmetojnë te grupi i gjelbërt i shkollës i cili merret me çështje të mjedisit dhe tek të gjithë nxënësit.
Qëllimi i këtij projekti është funksionalizimi i sistemit të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Komunën e Podujevës, e cila pason qarkoren e ekonomisë duke ndjekur praktikat e qytetit të binjakëzuar Velbert.
Riciklimi do të jetë: Letër dhe karton në koshin e kaltërt. Plastika, qelqi dhe metali në koshin e verdhë (të cilat do të mblidhen nga kompania e mbeturinave “Natyra”), mbetjet e përziera në koshin e zi, të cilat do të mblidhen nga KRM “Pastrimi”.