Filluan punimet në rigjenerimin e rrugës “Hakif Zejnullahu” në Podujevë
PodujevëPostuar: 17:18 / 22.09.2023
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Kanë filluar punimet në rigjenerimin e rrugës “Hakif Zejnullahu” në qytet
Vlera e projektit është rreth 350 mijë euro, kurse gjatësia e rrugës është 940metra, ku po bëhet rigjenerim i tërësishëm i saj duke përfshirë;
-Ndërtimin e trotuareve
-Shtegun për biçikleta
-Gjelbërimin
-Ri-asfaltimin e rrugës
-Ndriçimin
Vazhdojmë me projekte e punë të mëdha në shërbim të të gjithë qytetarëve.