Inspeksioni i Podujevës dënon qytetarët të cilat parkuan veturat në parkingjet e destinuara për banorët e banesave
PodujevëPostuar: 17:10 / 25.10.2023
Pas verifikimit që u është bërë veturave, bazuar në listën e siguruar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e cila dëshmon pronësinë e veturave të banorëve që jetojnë në këto objekte, ka rezultuar që një numër i konsiderueshëm i veturave nuk janë në pronësi të këtyre qytetarëve.
Inspeksioni dhe Policia do të zhvillojnë procedurat tutje për pronarët e këtyre veturave. Ndërsa për qytetarët që bëjnë veprime të tilla do të sanksionohen në bazë të ligjeve në fuqi.