Inspeksioni komunal i Podujevës gjobit marketin në vlerë prej 1 mijë euro për mashtrim ndaj konsumatorit
PodujevëPostuar: 11:16 / 13.11.2023
“Pas informatës që është pranuar nga një qytetar se një market në rrugën "Skënderbeu" ka produkte me çmime të ndryshme nga rafti në arkë, inspektorët e tregut kanë dalur në vendin e ngjarjes për ta verifikuar informatën dhe pasi verifikimit marketit në fjalë i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 1000 euro për mashtrim ndaj konsumatorit.
I ftojmë të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Drejtorinë e Inspeksionit!” – ka shkruar kryetari Bulliqi.