Komuna e Podujevës fillon zbatimin e marrëveshjes me Agjencinë Pyjore të Kosovës
PodujevëPostuar: 17:05 / 02.02.2024
Objektivi i këtij memorandum është bashkëpunimi i zbatimit të normës juridike sipas nenit 76 pikës 7 të Ligjit me nr 08/L-137 për Pyjet, për transferimin nga Komunat në Agjencinë Pyjore të Kosovës, ku përfshihen rojet e pyllit, teknikët e pylltarisë dhe përgjegjësitë e njësive komunale bashkë me mjetet buxhetore përkatëse, automjetet dhe pajisjet tjera, si dhe mjetet funksionale, që lidhen më përgjegjësitë dhe detyrat pyjore.
Ndërsa, Agjencia Pyjore e Kosovës obligohet për organizimin e shërbimit të mbrojtjes dhe ruajtjes së pyjeve në territorin e komunës dhe për kryerjen e të gjitha obligimeve dhe shërbimeve tjera sipas ligjit në fuqi.