Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Institutin SpaceSyntaKs

PodujevëPostuar: 16:58 / 11.10.2023

Marrëveshja përmban; identifikimin e vendndodhjeve të shtëpive shkolla, krijimin e databazës gjeografike të shtëpive-shkolla, mbledhja dhe digjitalizimi i materialit arkivor, identifikimi dhe intervistimi i personave të përfshirë në procesin e mësimit në shtëpi-shkolla për regjistrimin e memories kolektive, organizimin e diskutimeve publike me qytetarë dhe ngritja e fondeve për punën hulumtuese dhe nevojat e platformës digjitale.

Marrëveshjen e bashkëpunimit e kanë nënshkruar drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtoresha ekzekutive e organizatës, Gresa Neziri.