Komuna e Podujevës nis ciklin e takimeve të kryetarit dhe drejtorëve komunal me qytetarët për projektet e vitit 2024

PodujevëPostuar: 12:19 / 27.02.2024

Ndër të tjera, kryetari Bulliqi lidhur me këtë takim ka shkruar:

“Kemi dëgjuar me vëmendje kërkesat, sugjerimet dhe shqetësimet e tyre.
Projektet kryesore për këtë vit përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës publike, përmirësimin e kushteve në shkolla e ambulanta, si dhe investime të reja në sport e kulturë.
I falënderoj për kontributin qytetarët në këtë takim. Kërkesat, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre do të punojmë për t'i adresuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Vazhdojmë të mërkurën me tubimin e radhës në Terrnavë dhe fshatrat përreth!”