Komuna e Podujevës pranon donacion 70 fidane nga Institucioni Mikrofinanciar FINCA

PodujevëPostuar: 18:00 / 26.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Sot kemi pranuar donacion 70 fidane nga Institucioni Mikrofinanciar FINCA, me përfaqësuesit e kësaj banke në mënyrë solemne kemi bërë mbjelljen e disa prej drunjve në afërsi të çerdhes “ARMELA” , ndërsa pjesa tjetër e fidaneve do të mbjellen në pjesë të tjera të qytetit për t’ia shtuar bukurinë qytetit.