Komuna e Podujevës shpallë konkursin për ndarjen e bursave për vitin akademik 2023/2024

PodujevëPostuar: 17:47 / 20.02.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

“Të nderuar studente e studentë të Komunës së Podujevës,

Sot, kemi shpallur konkursin për ndarjen e bursave për vitin akademik 2023/2024.
Përkrahja e komunës për studentët do të vazhdojë duke u rritur, nga 100 mijë euro sa ishin, sivjet kemi ndarë 120 mijë euro për t'i mbështetur studentët e dalluar si formë e mbështetjes për rezultatet e treguara.
Për të kuptuar më shumë për kushtet dhe kriteret e aplikimit për ndarjen e bursave klikoni në vegzën më poshtë; https://kk.rks-gov.net/.../KONKURS-PER-NDARJEN-E-BURSAVE...
Suksese!”