Krijohet dhomë e veçantë stomatologjike për Persona me Aftësi të Kufizuar në QKMF në Podujevë

PodujevëPostuar: 17:10 / 20.12.2023

Drejtoresha Stublla tha se "Qëllimi i krijimit të kësaj hapësire është të sigurojë një mjedis të përshtatshëm dhe qasje më të lehtë për marrjen e shërbimeve stomatologjike për personat me aftësi të kufizuar".

Inkurajohen qytetarët nga kjo kategori të vizitojnë këtë hapësirë për marrjen e shërbimeve stomatologjike, kurse angazhimi institucional do të vazhdojë në përmirësim të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët pa dallim.