Kryetari Bulliqi ka mbajtur takimin e radhës me banorët e fshatit Terrnavë dhe fshatrave përreth
PodujevëPostuar: 10:52 / 29.02.2024
Lidhur me këtë takim, kryetari Bulliqi ka shkruar:
“Dje, kemi mbajtur takimin e radhës me banorët e fshatit Terrnavë dhe fshatrave përreth, me qytetarët e këtij lokaliteti kemi diskutuar për punët dhe projektet tona për këtë vit, si dhe kemi bashkëbiseduar për nevojat e tyre.
Kërkesat, vërejtjet dhe sugjerimet e qytetarëve do të punojmë për t'i adresuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
I falënderoj për kontributin në këtë takim. Ne vazhdojmë me takimin e radhës të premten në fshatin Batllavë!”