Kryetari Bulliqi ka pritur në takim Drejtorin e Departamentit të Sistemit të Operimit në KEDS, Turan Kocabayraktar

PodujevëPostuar: 19:04 / 20.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Sot, kam zhvilluar takim me Drejtorin e Departamentit të Sistemit të Operimit në KEDS, Turan Kocabayraktar me bashkëpunëtorë, për të diskutuar rreth gjendjes aktuale të rrjetit të energjisë elektrike në Komunën e Podujevës.

Në këtë takim ne dhamë vërejtjet dhe rekomandimet tona për planifikimet e reja të zgjerimit dhe ripërtrirjes së sistemit të rrjetit të vjetërsuar në komunën tonë, ku me drejtorin Kocabayraktar u dakorduam për vazhdim të bashkëpunimit në përmirësimin e përgjithshëm të infrastrukturës së sistemit të energjisë elektrike, duke e rritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë.