Kryetari Bulliqi ka vizituar dy nga shkollat e Komunës së Podujevës

PodujevëPostuar: 15:24 / 20.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Sot bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, përfaqësuesen e organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Igballe Ymeri e zyrtarë komunal kemi vizituar shkollën “Zahir Pajaziti” në Orllan e cila u furnizua me instrumente të ndryshme muzikore, zërim dhe pajisje të teknologjisë, si dhe vizituam shkollën “Ali Ajeti” në Sfeqël, e cila po ashtu u furnizua me kabinet muzikor dhe të teknologjisë.

Vlera e totale e projektit është 26.588euro, ku organizata IOM participon me 70% të vlerës, ndërsa Komuna e Podujevës participon me 30% të vlerës.

Ne vazhdojmë që të kemi prioritet fushën e arsimit, si dhe  angazhimi ynë i përditshëm është që shkollave tona t’ju krijojmë mundësi praktike të lëndëve mësimore dhe kushte sa më të mira për mësim.