Kryetari Bulliqi mbajti takim lidhur me trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Podujevës
Projekti i studimit të fizibilitetit për impiantin e ujërave të zeza në Podujevë po financohet nga BERZH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohet një Studim Fizibiliteti për Komunën e Podujevës dhe rrethinë, si hap fillestar për të filluar zgjidhjen e problemit me ujëra të zeza. Po ashtu do të analizohen ndikimet sociale dhe mjedisore për zonën e projektit.
Kryetari Bulliqi i siguroi kompanisë mbështetje të vazhdueshme në aspektin profesional, human apo teknik nga ana e komunës për realizim sa më të lehtë e të mbarë studimin e fizibilitetit për trajtimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Podujevës, duke pasur parasysh rëndësinë jetike që ka për qytetarët tanë ky projekt.
Konsulenca e përzgjedhur nga BERZH ka filluar punën pak ditë më parë.