Kryetari Bulliqi mbajti takim me qytetarë për projektet e realizuara gjatë vitit 2023
Në këtë takim kryetari Bulliqi përmes infografikës ka bërë prezantimin e projekteve dhe aktiviteteve të komunës të cilat janë realizuar gjatë vitit 2023, si dhe me qytetarët pjesëmarrës në takim është diskutuar për çështjet tjera në interes të qytetarëve.
Disa nga projektet që paraqiti kryetari Bulliqi ishin:
“Nga Drejtoria e Administratës në departamentin e Gjendjes Civile për vitin 2023 janë lëshuar gjithsej 92,328 dokumente të ndryshme, janë avancuar shërbimet në sistemin digjital dhe nxjerrja e dokumenteve të gjendjes civile mund të tërhiqen edhe përmes E-Kosova.
Nga aktiviteti i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, ai tha që është planifikuar dhe aprovuar buxheti për vitin 2024 në vlerë prej 31,043,019.00 euro, janë regjistruar 1500 objekte në sistemin e tatimit në pronë, dhe të hyrat vetanake të komunës janë afër 2.2 milion euro, pra kemi një tejkalim të hyrave vetanake prej 400 mijë euro.
Në kuadër të Drejtorisë së Arsimit tha se janë furnizuar shkollat me kabinete muzikore, kabinete të gjeografisë, historisë, matematikës, furnizime me rekuizita sportive.
Janë hapur dy çerdhe të reja, njëra në Lluzhan dhe tjetra në Sfeçël, ndërsa ka filluar edhe ndërtimi edhe i dy çerdheve të tjera njëra në qytet dhe tjetra në Batllavë, janë inaguruar masat e efiçienës së energjisë, janë kryer punimet në ndërtimin e objektit shkollor në Obranqë, punimet në fazën e përfundimit janë edhe në Dumosh, si dhe sallave sportive në SHFMU “Enver Maloku” Podujevë dhe SHFMU “Naim Frashëri” njëkohësisht janë duke u zhvilluar punimet në ndërtimin e SHFMU “Ilir Konushefci”në fshatin Llugë, dhe është bërë renovimi i tërësishëm i brendshëm i pjesën së vjetër të shkollës “Shaban Shala” në Podujevë.
Në sektorin e shëndetësisë, kryetari Bulliqi tha se Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare ka ofruar 214,743 shërbime për qytetarët.
Urgjenca e Qytetit po ndërtohet dhe tani është në fazën finale të punimeve, QKMF është furnizuar me pajisje të reja mjekësore, është furnizuar me 4 autoambulanca, janë subvencionuar në vlerë 200 mijë euro shumë qytetarë për blerjen e barnave, si dhe kemi ndihmuar shumë qytetarë me sëmundje të rënda kronike, janë hapur mbi 100 puse, ka përfunduar projekti i ndërtimit të 22 shtëpive në lagjen e re, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në vlerë 2.5 mil euro.
Në Drejtorinë e Urbanizmit, ai tha se janë asfaltuar rreth 27 km rrugë në fshatra dhe në qytet, është bërë sanimi dhe rehabilitimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë në vlerë prej 154,000.00 euro, është bërë zgjerimi dhe riasflatimi i rrugës kryesore në Shamalluk në vlerë prej 186,500.00 euro dhe ndërtimi i rrugës Turuqiçicë – Herticë në vlerë prej 350,000.00 euro.
Drejtoria e Gjeodozisë, Pronës dhe Kadastrit, gjatë vitit 2023 ka pranuar dhe trajtuar 11290 apo 96,6% e kërkesave janë trajtuar dhe aprovuar dhe kanë përfunduar procedurat e bartjes së pronave për Zonat Kadastrale Obrançë, Surkish dhe Livadicë, prona të cilat janë kthyer në pronësi të komunës.
Nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sa i përket investimeve kapitale është restauruar shkolla e vjetër e fshatit Sfeçël, dhe është funksionalizuar si çerdhe, ka nisur ndërtimi i Qendrës Multifunksioanle, që pritet të përfundoj në 2024, është vendosur në shesh shtatorja e Adem Demaçit, është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fushave sportive në vlerë 425,000 euro dhe është hapur Biblioteka e Qytetit në hapësirat e objektit të vjetër të Komunës.
Janë subvencionuar klubet sportive afërisht 150,000 mijë euro.
Ndërsa, duke prezantuar projektet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kryetari Bulliqi tha se janë larguar 62 deponi ilegale, janë ndërtuar 4882 m trotuar, është bërë zgjerimi dhe rregullimi i lumit Llap në qytet në gjatësi 650 m, zgjerimi i ndriçimit publik ka qenë 28 km gjatësi me 552 trupa ndriques, janë ndërtuar ura dhe kalesa në fshatrat: Pollatë, Dvorishtë, Lepajë, 33 në Majac dhe në Bajqinë, dhe janë bërë 695 intervenime nga zjarrfikësit.
Në fushën e inspeksionit janë bërë kontrolla të rregullta në teren, kanë shqiptuar 11 gjoba mandatore ndaj subjekteve të ndryshme afariste, janë përcjellur 14 fletëparaqitje në gjykatë për mosrespektim të orarit të punës, janë marr 20 vendime për asgjësim të mallit të prishur, inspektorët e shërbimeve komunale këtë vit kanë shqiptuar 18 gjoba mandatore, 18 gjoba nga inspektorët e komunikacionit, 15 gjoba nga inspektorët e mjedisit dhe janë rrënuar 15 objekte të ndryshme pa leje.
Nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, është hartuar dhe miratuar Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Lokal 2023-2025, është realizuar projekti “Subvencionimi i kapaciteteve prodhuese” ku janë mbështetur 16 biznese në vlerë mbi 62 mijë euro, është themeluar Ndërmarrja publike “Eko Llapi”, projekti “Zona Industriale” janë mbajtur dëgjimet publike, është bërë shpronësimi i pronës ku do të ndërtohet Zona Industriale dhe tani është në finalizimin i gjithë projektit.
Në fushën e bujqësisë, kryetari Bulliqi tha se janë subvencionuar 37 fermerë me fidane të mjedrës në formën e pagesave direkte me nga 1000 euro, 45 përfitues me serra 300m2, 130 blegtorë me nga një mështjerrë, 75 fermerë me motokultivatorë, 50 fermerë me freza dheu dhe 53 përfitues të tjerë me 14 motokultivatorë me frezë dhe rimorkio kurse 39 motokultivatorë me kosë dhe rimorkio.
Pas prezantimit të kryetarit Bulliqi, qytetarët e prezent në takim publik kanë marrë pjesë në debat, duke shtruar pyetje për projekte të ndryshme, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me investime kapitale në infrastrukturë dhe shërbime publike.
Në pyetjet e qytetarëve u përgjigjej kryetari Bulliqi, ndërsa prezent ishin edhe anëtarët tjerë të ekzekutivit.