Kryetari Bulliqi mbanë takim me banorët e Gllamnikut dhe fshatrave përreth
PodujevëPostuar: 10:10 / 05.03.2024
Lidhur me këtë takim, kryetari Bulliqi ka shkruar:
“Nga takimi i djeshëm me banorët e Gllamnikut dhe fshatrave përreth.
Nga takimet tona me qytetarë ne po i prioritizojmë projektet për secilin lokalitet, nga këto takime po informohemi edhe më mirë me problemet që ballafaqohen qytetarët në përditshmëri, por edhe po diskutojmë për zgjidhjet më adekuate.
Të gjitha punët e projektet do t'i bëjmë në koordinim e bashkëpunim me banorët për të mirën e përgjithshme.
Faleminderit Gllamnikut dhe fshatrave përreth, kurse ne vazhdojmë me tubimin e sotëm në shkollën e fshatit Sfeçël.”