Kryetari Bulliqi mirëpriti në takim kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla

PodujevëPostuar: 19:01 / 02.11.2023

“Bashkia Cërrik ndodhet në qarkun e Elbasanit në Shqipëri, një qytet i vogël por me pasuri të shumta kulturore e historike, si dhe një destinacion i rëndësishëm për të eksploruar bukuri natyrore.
Gjatë takimit diskutuam rreth bashkëpunimit dhe përafrimit të komunave tona, me theks të veçantë diskutuam për fushën e arsimit, kulturës dhe projekteve të përbashkëta të cilat nxisin zhvillimin ekonomik dhe turizmin e komunave.” – ka shkruar kryetari Bulliqi.