Kryetari Bulliqi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Caritas-in Zviceran në Kosovë
Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Me përfaqësuesin e Caritas-it Zviceran në Kosovë kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi në kuadër të projektit Avancim i Përbashkët i Trajnimeve dhe Punësimit në Sektorin e Arsimit në Kosovë.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin parashkollor, ku përfshin pajisjen e pesë klasave të edukimit parafillor, ku Caritasi Zviceran mbështet financiarisht 70%, ndërsa Komuna e Podujevës 30% te vlerës, si dhe përfshihen trajnime për 5 mësimdhënës të edukimit parafillor.
I falënderova përfaqësuesit e Caritasit Zvicran për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Podujevës, ku në këtë projekt do të përfitojnë nxënësit e arsimit parafillor. Gjithashtu, shpreha gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar edhe në projekte të tjera në interes të nxënësve llapjanë.