Kryetari Bulliqi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief Kosova
PodujevëPostuar: 00:09 / 21.09.2023
Në projektin “Rritja e potencialit për bujqësi në Kosovë”, ku do të jenë përfitues 90 fermerë llapjanë, 36 fermerë do të furnizohen me serra nga 100m2 dhe 54 fermerë me pajisje bujqësore. Organizata do të participojë me 65.62%, ndërsa Komuna e Podujevës me 34.38% të vlerës.
Kryetari Bulliqi e falënderoi drejtorin e Islamic Relief, z. Soliman për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën, si dhe u zotua se do të jenë gjithmonë të hapur si institucion për bashkëpunim me organizatën, duke synuar që sa më shumë qytetarë të përkrahen në punën e tyre fisnike.