Kryetari Bulliqi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për financimin e katër projekteve të mëdha infrastrukturore në Podujevë
Kryetari Bulliqi, ka dhënë detaje lidhur me këto projekte, të cilat janë:
1.Ndërtimi i nënkalimit te stacioni i trenit dhe ndërtimi i rrugës me infrastrukturë përcjellëse, ku për vitin 2024 janë ndarë 240.000 €, ndërsa për dy vitet pasuese mjetet buxhetore të parashikuara janë 600.000 €
2.Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës lidhëse Letanc – Llaushë- Dumnicë, Podujevë ku për vitin 2024 janë ndarë 200.000 €, ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara janë 500.000 €
3.Ndërtimi, zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës së tranzitit Podujevë –Merdare për vitin 2024 janë ndarë 220.000 €, ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara janë 600.000€.
4.Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Orllan-Kushevicë-Nishec (vazhdim), ku ndarjet buxhetore për vitin 2024 janë 215.000€ , ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara janë 300.000€.