Kryetari Bulliqi përcjell nga afër procesin e shpërndarjes së mëshqerrave për fermerët përfitues

PodujevëPostuar: 14:44 / 19.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Sot, bashkë me drejtoreshën e Bujqësisë, Lirie Hoti, kemi përcjellur nga afër procesin e shpërndarjes së mëshqerrave të racës simental për fermerët përfitues të subvencionit nga Komuna e Podujevës.

Në fazën e parë janë shpërndarë 66 mëshqerra, ndërsa në fazën e dytë do të shpërndahen edhe 64 krerë mëshqerra.

I urova fermerët përfitues, kurse mbështetja jonë institucionale për fermerët dhe sektorin e blegtorisë do të vazhdojë.