Kryetari Bulliqi përmbyllë vizitën zyrtare në Velbert të Gjermanisë

PodujevëPostuar: 15:13 / 02.10.2023

Kryetari Bulliqi me kryetarin Lukrafka gjatë takimit me prioritet trajtuan çështjen e menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave të zeza, mundësitë e zgjidhjes të kësaj problamatike të komunës së Podujevës, duke marrë praktikat e mira të Velbertit. Me kryetarin Dirk diskutuan edhe çështje tjera me interes të përbashkët dhe u dakorduan për bashkëpunime të tjera si komuna të binjakëzuara.

Në kuadër të vizitës zyrtare kryetari Bulliqi me delegacion vizitoi edhe fabrika dhe ndërmarrës të shumtë si: Witte Automotive GmbH, prodhimin e sistemit të hapjes dhe mbylljes të mjeteve motorike, Baku hemie GmbH, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve kimiko-teknike, Flutura Reisen GmbH me Guleryuz Bus Europa, blerja dhe shitja e automjeteve komerciale të reja dhe të përdoruara, në veçanti automjetet Guleryuz në Bashkimin Evropian, Pro-Mobile, prodhimin e mjeteve transportuese për persona me nevoja të veçanta, si dhe kompaninë e një bashkatdhetari në Velbert e cila bën prodhimin dhe koleksionimin e thikave.

Kryetari Bulliqi me delegacionin nga komuna vizitoi edhe bashkatdhetarë të suksesshëm me ç’rast i përgëzoi për sukseset e arritura në shtete evropiane, të cilët shprehën gatishmëri të plotë për të ndihmuar komunën e Podujevës në fusha të ndryshme të cilat ata veprojnë.

Kryetari Bulliqi u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ftesën dhe pritjen nga kryetari Dirk Lukrafka, bashkëpunëtorin ndërmjetësues Rrahman Islami, dhe gjithë ndërmarrësit për pritjet e ngrohta dhe shkëmbimin e përvojave të mira me delegacionin nga Komuna e Podujevës.