Kryetari Bulliqi priti në takim delegacionin nga German Development Cooperation, KFW Office Kosovo

PodujevëPostuar: 15:03 / 20.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Dje pasdite prita në takim delgacionin e German Development Cooperation, KFW Office Kosovo, të kryesuar nga menaxheri Georg Gruener, njëherit menaxher i projektit Mathias Siegle.

Ne diskutuam për vlerësimin e projektit të mbeturinave dhe mundësitë e financimit të projektit, ku ne si komunë u zotuam për sigurimin e hapësirës dhe ndërtimin e infrastrukturës së brendshme, ndërsa pjesa tjetër në vlerë rreth 70 milion euro të mbulohet nga Qeveria Gjermane së bashku me fondet e BE-së.

Takimi ishte frytdhënës duke shkëmbyer informata të rëndësishme në dobi të  realizimit të projektit. Në takim u shoqërova edhe nga drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit, Leutrim Krasniqi dhe menaxheri i KRU “Pastrimi” dega në Podujevë Fidan Ajvazi.