Kryetari Bulliqi priti në takim fituesin e garave të matematikës në Dubai, Leart Plakolli
PodujevëPostuar: 12:49 / 30.11.2023
“Leart Plakolli nga Gllamniku ka përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare Brainobrain, në këto gara Learti është shpallur kampion, duke e bërë krenar familjen e tij, shkollën dhe të gjithë neve. Në këto gara kanë marrë pjesë rreth 2000 fëmijë nga 45 shtete të botës.
I gëzohemi shumë suksesit të Leartit dhe gjithë matematicientëve të rinj të Kosovës. Në shenjë respekti e nderimi Leartit i dhurova një llaptop, si dhe i sigurova mbështetje për garat e ardhshme që do të ketë.” – ka njoftuar kryetari Bulliqi.