Kryetari Bulliqi priti në takim kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi

PodujevëPostuar: 14:36 / 14.02.2024

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

“Me kënaqësi kam pritur në takim mikun tim, kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, me ç’rast e përgëzova për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme.  
Kryetarin Hetemi, e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht.
Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t'ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre.”