Kryetari Bulliqi priti në takim zëvendës drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu
Gjatë këtij takimi, është diskutuar për situatën aktuale në fushën e mbrojtjes, shpëtimit dhe emergjencave në Komunën e Podujevës. Në këtë takim janë diskutuar edhe sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në kryerjen e detyrave të tyre.
Kryetari Bulliqi shprehu para zv.drejtorit Abdullahu disa prej brengave për numrin e vogël të stafit të zjarrfikësve, mjetet e punës dhe mjetet transportuese.
Kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë e plotë që të ndihmojë AME-në që bashkarisht të gjejnë zgjidhje adekuate në përputhje me ligjet në fuqi për të përmirësuar kushtet e punës së zjarrfikësve dhe rritur kapacitetet humane për të shtuar sigurinë e përgjithshme në Komunën e Podujevës, duke e përmirësuar gjendjen e zjarrfikësve dhe fuqizuar mekanizmat përballë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.