Kryetari Bulliqi priti në takim Zëvendëskomandantin e Përgjithshëm të KFOR-it Gjeneral, Federico Bernacca
PodujevëPostuar: 15:20 / 06.12.2023
“Gjatë takimit, Zv.komandantin e kam informuar më shumë rreth karakteristikave të komunës sonë, projektet që po realizohen dhe sfidat më të mëdha me të cilat po ballafaqohemi si komunë e si shtet që janë papunësia dhe migrimi.
Në emër të Komunës së Podujevës e falënderova Zëvendëskomandantin Bernacca për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi me trupat e KFOR-it në komunën tonë. U pajtuam që bashkëpunimin e mirë që e kemi ta kultivojmë e thellojmë edhe më tej, në interes të rendit publik dhe sigurisë së gjithë qytetarëve pa dallim.” – ka shkruar kryetari Bulliqi.