Kryetari Bulliqi priti në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla
PodujevëPostuar: 19:06 / 18.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Sot, prita në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla me bashkëpunëtorë, me ç’rast diskutuam për çështjet e sigurisë në Komunën e Podujevës.
Me zv.ministrin Syla diskutuam për sfidat e qeverisjes komunale në sigurinë komunale, menaxhimin e fatkeqësive dhe planeve parandaluese, planin e ushtrimeve dhe trajnimeve dhe çështje tjera me interes të përbashkët.
Falënderoj zv.ministrin Syla për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunimin me qëllim të rritjes së sigurisë, menaxhimit të fatkeqësive dhe ngritjen e kapaciteteve për reagim ndaj fatkeqësive natyrore apo të tjera në nivel lokal.