Kryetari Bulliqi raportoi para kuvendit të komunës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2023
Në mbledhje u miratuan të gjitha pikat e rendit të përveç pikës së tretë Propozim vendimi për lejimin e mjeteve financiare (ndihmë në emër të kompensimit për fermerët e Komunës për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore të ndodhura gjatë 2022), të cilën pas paraqitjes nga kryetari i Komunës, diskutimit dhe propozimeve të ndryshme, me propozim të asamblistit Ekrem Rrahmani u vendos që të formohet një komision nga të gjitha subjektet politike tek pika “Të ndryshme” dhe me rekomandim të Zyrës ligjore kjo pikë e rendit të ditës u shty për seancën e radhës me qëllim të respektimit të dispozitave ligjore.
Gjatë mbledhjes së kuvendit u miratuan:
• Procesverbalet nga mbledhjet e Kuvendit të Komunës të mbajtura më: 27 shtator 2023; 31 tetor; 23 nëntor 2023; 08 dhjetor 2023.
• Propozim vendimi për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2024.
• Raportimi i Kryetarit të Komunës lidhur me realizimin e projekteve për vitin 2023 (Kryetari raportoi para kuvendit të komunës për secilën drejtori veçmas, për projektet, investimet të cilat janë realizuar përgjatë këtij viti kalendarik, gjithashtu diskutoi edhe çështjet të cilat i ngritën asamblistët e subjekteve të ndryshme politike, ku përgjatë pyetje të ngritura u përgjigjen edhe drejtorët e drejtorive.
• Propozim vendimi për inicimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm
• Draft Plani Operativ Emergjent Lokal- (Raportin nga konsultimi publik e paraqiti drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, e ku u diskutua edhe nga anëtarët e kuvendit).
• Marrëveshja Kornizë e Bashkëpunimit Ndërkomunal Shumë-Funksional (e lidhur mes 6 komunave si në vijim; Kryeqyteti Prishtina; Komuna e Podujevës; Komuna e Lipjanit; Komuna e Fushë Kosovës; Komuna e Graçanicës dhe Komuna e Obiliqit)
• Rishqyrtimi i Planit Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave për Komunën e Podujevës (përkatësisht përfshirja e Ligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 PËR Mbeturina, në dokumentin e Planit Lokal për mbeturina të Komunës së Podujevës për periudhën 2023-2025).
9. Ndërsa te pikat “Të ndryshme” u ngrit komision ad hoc nga kuvendi për shikimin dhe analizimin e dokumentacionit të aplikantëve për kompenzimin e dëmeve në të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në prill të vitit 2022. Pas kësaj asamblistët parashtruan pyetje të ndryshme për drejtorët komunal për dikasteret që ata i mbulojnë, për pyetjet në drejtim të tyre drejtorët iu përgjigjen kuvendarëve.