Kryetari Bulliqi vizitoi çerdhet e reja në Lluzhan dhe Sfeçël
PodujevëPostuar: 14:16 / 05.10.2023
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Sot kemi vizituar dy çerdhet e reja në Lluzhan dhe Sfeçël, të cilat janë hapur muajin e kaluar për t'i shërbyer fëmijëve të këtyre komuniteteve.
Në këto çerdhe nga afër kemi parë mbarëvajtjen e punës, ku edhe shfrytëzuam rastin për t'i përgëzuar stafin arsimor për punën e mirë që po e bëjnë në procesin mësimor.
Investimet në ndërtimin e çerdheve të reja do t'i vazhdojmë sepse arsimi është fusha më me prioritet në qeverisjen tonë, prandaj edhe kemi koncentruar investimet për të rregulluar infrastrukturën arsimore e ngritur cilësinë e mësimnxënies.