Kryetari Bulliqi vizitoi Komandantin e ri të Stacionit Policor në Podujevë

PodujevëPostuar: 17:32 / 15.03.2024

Gjatë kësaj vizite, kryetari Bulliqi foli për disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët në përditshmëri, si dhe foli për nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin edhe më shumë me policinë, pasi që ky bashkëpunim shkon në interes të qytetarëve të Komunës, duke vendosur rend në komunikacion dhe ofruar siguri për qytetarët.

Të dyja palët u zotuan për bashkëpunim të ngushtë e të mirëfilltë në dobi të sigurisë dhe rendit publik.