Kryetari Bulliqi vizitoi punimet në ndërtimin e shkollave në Obrançë dhe Dumosh
PodujevëPostuar: 18:13 / 06.11.2023
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Gjatë ditës vizituam punimet e ndërtimit të shkollës së Obrançës "Ali Hadri", në të cilën po punohet me intensitet të lartë dhe pritet që gjysmëvjetori i dytë nxënësit t’i gjejë në bankat shkollore në këtë objekt të ri e modern.
Gjithashtu, sot vizituam edhe punimet që po zhvillohen në shkollën e fshatit Dumosh "Musli Dumoshi", aty po punohet me intensitet të lartë dhe pritet që në vitin tjetër shkollor të nis procesi mësimor në objektin e ri.