Kryetari Bulliqi vizitoi tendën e vendosur për informim të qytetarëve rreth Liberalizimit të Vizave
PodujevëPostuar: 18:33 / 11.10.2023
Postimi i plotë i kryetarit Bulliqi:
Kur luftohet krimi e korrupsioni, LIBERALIZOHEN VIZAT
Sot kam vizituar tendën e vendosur tek sheshi "Katër Dëshmorët", aty ku sot qytetarët janë informuar nga Zyra e Integrimeve Evropiane në kuadër të Qeverisë së Kosovës më detajisht rreth të drejtave të tyre për udhëtim pa viza nga 1 janari i 2024.
Si komunë i bashkohemi fushatës vetëdijesuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, ndërsa ekipit informues i dëshirojmë punë të mbarë në informimin e drejtë dhe efikas të qytetarëve.