Kryetari Bulliqi zhvilloi bashkëbisedim të hapur me nxënësit e shkollës "Shaban Shala" për orientimin në karrierë
PodujevëPostuar: 10:15 / 27.03.2024
“Me kënaqësi ju kam përgjigjur pyetjeve kurreshtare të nxënësve rreth jetës profesionale, personale e karrierës në përgjithësi.
Nxënësit i inkurajova që ëndrrat që i kanë të punojnë shumë e me vendosshmëri për t'i realizuar, duke punuar me përkushtim e me dashuri. Secila sfidë është e tejkalueshme, kur qëllimet dhe vizioni janë të qarta.
E falënderoj profesorin Dardan Kosumi për organizimin e këtij bashkëbisedimi me nxënës e ku bashkë me kryetarin e Gjykatës Themelore në Podujevë, Minir Hoti dhe me Shefen e Operativës Policore në Podujevë, Antigona Çitaku-Dibrani rrëfyem për jetën dhe karrierën tonë.” – ka shkruar ndër të tjera kryetari Bulliqi lidhur me këtë takim.