Kryetari Bulliqi zhvilloi takim me përfaqësues të Postës së Kosovës

PodujevëPostuar: 13:45 / 24.11.2023

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me shërbimet postare që ofrohen në Komunën e Podujevës, si dhe është diskutuar për nevojën e avancimit të këtyre shërbimeve duke bërë digjitalizimin e shërbimeve dhe përmirësimin e shërbimeve postare.

Kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si institucion komune me qëllim të lehtësimit të punës së Postës së Kosovës në terren, me qëllim të ofrimit sa më cilësor të shërbimeve të këtij institucioni.