Kryetari Bulliqi zhvillon takim me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka

PodujevëPostuar: 18:06 / 19.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Bulliqi:

Sot gjatë ditës kam zhvilluar takim me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, me të cilin kemi diskutuar për projektet që po realizohen në bashkëpunim në mes të dy institucioneve, e falënderova për kontributin e dhënë në realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën tonë, e veçanërisht në ndërtimin e stacionit të autobusëve.

U dakorduam që këtë bashkëpunim të mirë ta vazhdojmë duke realizuar edhe projekte të tjera në dobi të qytetarëve tanë, e së shpejti do t'i formalizojmë edhe me marrëveshje bashkëpunimi.